Franca ndryshon ngjyrë dhe shije. Rikthen ekstremin në qendër të tavolinës

Franca ndryshon ngjyrë dhe shije. Rikthen ekstremin në qendër të tavolinës

370
0
Shares

Partia e ekstremit të djathtë “Fronti Kombëtar” e Marin Le Pen dhe aleatët e saj fituan raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme duke marrë rreth 34% të votës popullore.

Raundi i dytë do të mbahet më 7 korrik, ndërsa mund të ketë shumicën në parlamentin francez prej 577 vendesh.

Marine le Pen, tha se francezët “pothuajse kanë fshirë” partinë e Macron-it. Ajo bëri thirrje për një shumicë absolute në raundin e dytë.

“Asgjë nuk fitohet dhe raundi i dytë është vendimtar. Kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që Jordan Bardella të emërohet pas tetë ditësh kryeministër.”

Edhe kandidati për kryeministër Jordan Bardella iu drejtua gjithashtu mbështetësve pak pas daljes së rezultateve paraprake.

“Populli francez iu përgjigj thirrjes për të votuar, me nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në 40 vitet e fundit. Përgjigja është e qartë, ata kanë votuar për ndryshim… Është e qartë se shumica presidenciale është braktisur.”

Aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (LFI, Socialistët, të Gjelbrit, Komunistët), renditet i dyti me 28.1%. Ky mund të bëhet blloku i dytë më i madh parlamentar pas votimit në raundin e dytë.

Zgjedhjet ndërkaq ishin dërrmuese dhe të dhimbshme për partinë e qendrës së presidentit Emmanuel Macron, që mori vetëm 20.3 deri 22% të votës popullore sipas Ipsos Francë.

Presidenti Emmanuel Macron u bëri thirrje votuesve të bllokojnë të djathtën ekstreme në raundin e dytë, që është vendimtar për zgjedhjet.

“Përballë Tubimit Kombëtar, ka ardhur koha për një aleancë të gjerë, qartësisht demokratike dhe republikane,” tha ai në një deklaratë. r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY