DOKUMENTI/ Zbardhet padia e Ilir Metës për divorcin me Monika Kryemadhin. Në...

DOKUMENTI/ Zbardhet padia e Ilir Metës për divorcin me Monika Kryemadhin. Në padi koment si degradoi martesa

472
0
Shares

Është zbardhur padia e bërë në gjykatë nga Ilir Meta në lidhje me divorcin e kërkuar prej tij me të shoqen Monika Kryemadhi.

Në padi përshkruhen motivet e ndarjes dhe se si martesa degradoi në funksionin e saj.

”Gjate marteses marredheniet tona kane qene normale me problematika si çdo martese.

Sqaroj se me te padituren kemi qene dhe jemi aktive ne jeten politike te vendit shkak per te cilin kemi ushtruar dhe ushtrojme funksione te rendesishme ne organet shteterore, organet perfaqesuese te popullit dhe subjekte politike. Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordesi dhe kontradikta qe kane ardhur duke u shtuar ftllimisht per shkak te qendrimeve dhe pikepamjeve te ndryshme ne lidhje me zhvillimet ne aspektin politiko perfaqesues dhe vendimmarres por qe me kalimin e kohes ato u bene prezente edhe ne raportin

tone bashkeshortor deri sa kohet e fundit keto mosperputhje qendrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri tjetrit kane sjelle si pasoje grindje te herepashershme duke tronditur thelle marredhenien tone bashkeshortore. Aktualisht prej disa muajsh marredhenia bashkeshortore eshte nderprere edhe ne kuptimin e bashkejeteses duke sjelle si pasoje humbjen e qellimit te kesaj martese ne te gjitha drejtimet. Ne keto kushte i kerkoj Gjykates caktimin e nje dite gjykimi dhe marrjen e vendimit per zgjidhjen e marteses me te padituren”, shkruhet në padinë e Metës në gjykatën e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY