Një 19 vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës, pasi i ka vjedhur automjetin këngëtares, Adelina Tahiri. Ngjarja ka ndodhur në 17 Mars të këtij viti, në zonën e ish – Bllokut. Mbrëmjen e kësaj dite, rreth orës 20:30, Aleks Manaj ka mashtruar këngëtaren se do t’i parkonte makinën me targa KS 9512AJ, tip “Wolswagen”. Këngëtarja maqedonase i ka besuar të riut, pasi këtë gjë e kishte bërë edhe më parë. Pasi i ka marrë çelësat, ai është larguar, raporton “Tv Klan”. Manaj është kapur po atë ditë nga policia. Për këtë ngjarje, 19vjeçari është dënuar me 1 vit burg. Ndërkohë automjeti i është kthyer sërish këngëtares.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/