SPAK, masa të reja sigurie për inceneratorin e Tiranës, priten të jenë...

SPAK, masa të reja sigurie për inceneratorin e Tiranës, priten të jenë 20 masa për drejtues të rëndësishëm e njerëz të medias

546
0
Shares

Byrime jozyrtare nga SPAK bëjnë të ditur se janë firmosur rreth 20 masa sigurie në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës.

Mes tyre janë edhe disa emra që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme.

Disa media online në Tiranë përfshinë sot në listë edhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj të cilit ka një hetim pasuror. Sipas të njëjtave burime dy masa sigurie që janë firmosur edhe për persona të lidhur me median, për të cilët është marrë arrest në shtëpi.

Më 12 qershor të këtij viti me urdhër të SPAK u zhvilluan kontrolle në disa banesa lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve ishin edhe dy gazetarët, në fakt drejtues në media.

SPAK ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet, ndërsa në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, 15 urdhra arresti, nga të cilët 6 me arrest shtëpie.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY