EMRAT/ Pamjet, 3 të rinjtë u kapën me mbi 1 kg të...

EMRAT/ Pamjet, 3 të rinjtë u kapën me mbi 1 kg të bardhë te rruga ‘Myslym Shyri’

59
0
Shares

Sekuestrohen 1 kg e 130 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë në Tiranë ndërsa vihen në pranga 3 shtetas. Ata janë Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi që vepronin në rrugën Myslym Shyri.

Policia bën të ditur se se gjatë kontrollit fizik Paulo Shytit i kanë gjetur drogën, ndërsa Ervin Rakipi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

“Policia nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj Paulo Shytit, shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi Ervin Rakipi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë”, njoftoi policia e Tiranës.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY