Berisha: I jap besën çdo shqiptari se brenda muajit të parë asnjë...

Berisha: I jap besën çdo shqiptari se brenda muajit të parë asnjë fëmijë nuk do të ketë probleme për ushqimin

108
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se i jep besën çdo shqiptari se brenda muajit të parë asnjë fëmijë nuk do të ketë probleme për ushqimin dhe vaktet që i takojnë. Berisha e bëri deklaratën oasi u publikuan të dhëna nga UNICEF se 47 % e fëmijëve në Shqipëri kequshqehen.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nuk ka krim më të shëmtuar se të lësh fëmijët, të lësh 18 përqind të fëmijëve të vendit tënd me një apo dy vakte në 24 orë.
Nuk ka krim më të shëmtuar se të lësh 47 përqind të fëmijëve tënd në uri.
Na thuaj Edi Rama, ato paratë që merr zonja jote për studimet nga UNICEF-i, çfarë të thonë apo majmeni si derra dhe fëmijët vdesin urie, largohen nga Shqipëria. Turp të keni!
Miqtë e mi, duhet të jap besën dhe fjalën çdo shqiptari se brenda muajit të parë do të vendoset sistemi që çdo fëmijë kudo që të jetë të mos ketë asnjë problem për ushqimin dhe vaktet që i takojnë.
Qeveria e ardhshme e konsideron këtë emergjencë të të gjitha emergjencave.
Një vend me fëmijë të uritur është një vend i lemeritur.
Një vend me fëmijë të uritur është një vend ku nuk mund të jetohet.
Ja pra pse ikin shqiptarët, sepse nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre.
Vetëm ky faktor, vetëm kjo e dhënë është e vlefshme për çdo rebelim, për çdo kryengritje, për çdo sulm, për çdo përmbysje. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY