EMRAT/ GJKKO dënon grupin e Frakullës, sa vite burg do të bëjë...

EMRAT/ GJKKO dënon grupin e Frakullës, sa vite burg do të bëjë secili. Një u lirua

235
0
Shares
GJKKO ka përfunduar gjykimin dhe ka dhënë dënimin për grupin e kokainës së Frakullës, arrestuar dy vite më parë  për trafikim të kokainës si grup i strukturuar kriminal.
Bëhet fjalë për Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku,Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), ZenelÇervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi,Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar ndërsa trupi gjykues përbëhej nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj.
Detajet e vendimit:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, dhe dënimin me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale“Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal e akuza të tjera dhe në bashkim të dënimeve i pandehuri Denilson Çervenaku dënohet përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale“Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.
4.Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
5.Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nëntë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
6.Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë)  vite burgim.
7.Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi për të njëjtat akuza si më sipër duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.

8.Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Ronapër kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,
duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Malaj dhe dënimin me dy vite burg si dhe konstatimin e përfundimit të kohës së dënimit dhe lirimin e tij.

Ky procedim është hetuar nga strukturat e Policisë sëShtetit dhe Byrosë Kombëtare tëHetimit (BKH), nëbashkëpunim me autoritetet malazeze, si dhe nëkoordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, referuar informacioneve qëdisponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik”artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria.

Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022, kishte regjistruarnjë biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe “Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë.

Më konkretisht sasia me “pleh-organik”, nëmuajin maj 2022 pasi ngarkohet në kontejner, nëpërmjet njëanije transporti është nisur për nëportin e Pireut/Greqi, dhe ka mbërritur në fillim tëkorrikut2022, e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar ështëtransportuar me kamion muajin shtator 2022.

Pasi është zhdoganuar ngarkesa me “pleh-organik”,nën koordinimin e vazhdueshëm tëpersonave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme nëShqipëri, dhe ditën e djeshme mëdatë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier.

Për interesa të këtij procedimi penal rezulton se Prokuroria e Posaçme, krahas veprimeve hetimore, ka pranuar kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimitsimuluese atë të “dorëzimit të kontrolluar”, me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e grupit tëpersonave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.

Me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për rruajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me “pleh-organik”, dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi, janëautorizuar nga Gjykata e Posaçme gjitha veprimet mbi aplikimin e mjeteve të kërkimit të provës.

Gjithashtu, nga ana e gjykatës janë pranuar kërkesat për caktimin e masave të sigurimit për 11 persona nën hetim dhe kontrollin e 14ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë(Tiranë, Lushnje, Fier).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri në këto momente 10 masa sigurimi personal, si dhe janë kryer të gjitha kontrollet sipas vendimeve respektivetë gjykatës.

Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon:

15,910 Euro;
3 armë zjarri automatik kallashnikov;
3 armë zjarri të llojit pistoletë;
108 copë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm;
18 aparate telefonash celularë
5 automjete
2 laptop
2 armë gjahu
20 paleta me rreth 24 TON “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY