SPAK, aksion me italianët për të shkatërruar një skemë mashtrimi: Imituan klientët...

SPAK, aksion me italianët për të shkatërruar një skemë mashtrimi: Imituan klientët me inteligjencë artificiale

269
0
Shares

Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë, kryen sot veprime hetimore për llogari të një procedimi penal të autoriteteve italiane.

Detajet:
Nga hetimet e autoriteteve italiane është konstatuar se janë kryer një sërë mashtrimesh në kuadër të një organizate kriminale. Mashtrimet e kryera nga të dyshuarit kanë nisur nga telefonatat e panumërta (të bëra edhe herët në mëngjes apo në mbrëmje vonë) me të cilat janë mbledhur të dhënat e viktimave, të cilët ishin të bindur se po flisnin me punonjës të A.R.E.R.A. (Autoriteti Rregullator për Rrjetet e Energjisë dhe Mjedisit në Itali) ose me kompanitë e energjisë me të cilat kishin lidhur kontrata të rregullta furnizimi të energjisë elektrike dhe gazit. Këto informacione mblidheshin duke përdorur justifikime nga më të ndryshmet: ai i përdorur më shpesh i referohej punimeve fantazmë rrugore që ishin ndërprerë kabllot elektrike ose tubacionet e gazit dhe për shkak të të cilave ishte e nevojshme të aktivizohej përkohësisht një kontratë e re me një operator “dakordësuar”.

Kur nuk arrinin ta bindnin viktimën me arsyetime të tilla, të akuzuarit përdornin të dhënat e marra gjatë telefonatave për të aktivizuar sërish kontratën duke vendosur nënshkrime false në fund të dokumentit. Në raste të tjera, kur procedura e aktivizimit kërkonte regjistrimin zanor, atëherë përpunohej regjistrimi zanor i zërit të viktimës, i regjistruar gjatë telefonatës, me mjaft mjeshtëri me redaktues audio ose me aplikacione të inteligjencës artificiale në mënyrë që të dëgjohej shqiptimi nga përdoruesi i pavetëdijshëm, i të dhënave të nevojshme personale dhe “po”-të e ndryshme që duhet të jepte për përgjigjet e pyetjeve të operatorit përgjegjës për marrjen e pëlqimit.

Vetëm pas disa muajsh nisnin problemet e vërteta për viktimat, të cilët, fare të pavetëdijshëm që kishin nënshkruar kontratë me një kompani të re energjetike, u shkonin kërkesa pagese për faturat e papaguara. Në atë pikë fillonte kalvari i telefonatave të panumërta, me tone gjithnjë e më agresive dhe frikësuese, me të cilat personat përgjegjës për mbledhjen e borxheve kërkonin pagesën e shumës së papaguar.

Veprimtaria hetimore komplekse dhe e detajuar, e zhvilluar me ritme shumë të shpejta prej një viti e gjysmë, përfshinte analizimin e një sasie konsideruese të të dhënave elektronike dhe bankare, përveçse kryerjes së shërbimeve policore në territor, në Itali dhe Shqipëri, me qëllim marrjen e të gjitha provave të nevojshme.

Ndërsa hetimet merrnin formë, u arrit të identifikonin shumë viktima të tjera (rreth një mijë) të cilët ende nuk e kishin kuptuar se kishin rënë në grackën e organizatës kriminale. Shumë prej tyre kanë kontribuar në masë vendimtare për përfundimin e suksesshëm të hetimeve, duke bërë ankesë ose duke dhënë informacione të dobishme për rindërtimin e saktë të fakteve.

Në Itali dhe Shqipëri janë kontrolluar gjithsej 35 objektiva, nga të cilët 32 në Itali dhe 3 në Shqipëri, në qytetin e Tiranës. Në veçanti, aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave, thuhet në një njoftim të SPAK. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY