Apeli ndryshon akuzën ndaj Gjicit dhe Almës. Dënimet finale

Apeli ndryshon akuzën ndaj Gjicit dhe Almës. Dënimet finale

512
0
Shares

Gykata e Posaçme e Apelit prish vendimin e shkallës së parë për ish kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg.

Gjici dënohet me vendim të formës së prerë tashmë jo për shpërdorim detyre por për korrupsion pasiv. Edhe për Alma Kaçin u ndryshua vepra penale. Ajo u dënua më shkallën e parë për prostitucion ndërsa vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit aktiv.

Gjici e Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke iu zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vite për Gjicin e 1 vit për Alma Kaçin. Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY