Zbardhen detaje të reja nga grabitja e banesës së kengetarit Getoar Selimi...

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e banesës së kengetarit Getoar Selimi në Tiranë

60
0
Shares

Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku banesa e këngëtarit kosovar Getoar Selimi ka rënë pre e grabitjes. Burime të “Panorama.al” kanë bërë me dije se autorja është një femër, e moshës 17­vjeçare me inicialet D.K.

Ajo mësohet se ka hyrë në banesën e këngëtarit Selimi dhe ka marrë prej andej orën që kushton 35 mijë euro. Bashkëpunëtor ka qenë i dashuri i saj 3 vjet më i madh, i arrestuar gjithashtu nga policia. Ora e këngëtarit është gjetur në banesën e 20­vjeçarit Mërgim Lala, i dashuri i vajzës së re. Mësohet se apartamenti ku ka ndodhur ngjarja është në zonën e Kodrës së Diellit. Rastësi e bukur mund të thuhet është se këngëtari është fqinj me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY