Një zhdukje dhe dy vdekje enigmatike në qarkun e Fierit

Një zhdukje dhe dy vdekje enigmatike në qarkun e Fierit

849
0
Shares

Një zhdukje dhe dy vdekje enigmatike kanë ndodhur në qarkun e Fierit 24 orët e fundit.

Një 38 vjeçar është larguar nga shtëpia dhe nuk gjindet ndërsa një grua 57 vjeçe u gjet pa jetë në banesë. Ndërkaq një 61 vjeçar dyshohet se i dha fund jetës.

“Në Komisariatin e Policisë Mallakastër është paraqitur shtetasi M. G., 70 vjeç, banues në Ballsh, i cili kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin e tij 38 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Ditën e djeshme, në fshatin Bubullimë, Lushnjë, është gjetur nga të afërmit, në banesën e saj, pa shenja jete, shtetasja M. Dh., 57 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të saj, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon të punojë për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të humbjes së jetës.

Sot, rreth orës 09:15, në fshatin Varibop, Fier, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në oborrin e banesës, shtetasi B. D., rreth 61 vjeç”, njoftoi policia e Fierit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY