Zbardhet deri në fund vrasja e oficerit të krimeve në 2009. Zbulohet...

Zbardhet deri në fund vrasja e oficerit të krimeve në 2009. Zbulohet autori i 5-të

1433
0
Shares

Identifikohet një tjetër autor i implikuar në një vrasje, të ndodhur në vitin 2009. Ai është Gëzim Balla, 50 vjeç nga Elbasani.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arestuar 4 shtetas, njëri prej të cilëve është ekstraduar nga Anglia, 2 muaj më parë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Gëzim Balla, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. Ll., M. T., F. Sh. (të arrestuar) dhe D. H., (i ekstraduar nga Anglia 2 muaj më parë), kanë vrarë oficerin e krimeve Roland Rexhepi, në vitin 2009, në Elbasan”, njoftoi policia e Elbasanit.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë intensivisht punën për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY