SHIFRAT/ “Falsiteti i turizmit në Shqipëri, shteti fitoi vetëm 8 milionë dollarë”

SHIFRAT/ “Falsiteti i turizmit në Shqipëri, shteti fitoi vetëm 8 milionë dollarë”

173
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha rrëzon shifrat e turizmit. “Buxheti i shtetit fitoi vetëm 8 milionë euro! Turistët fjetën vetëm… gjysmë nate në vend”, tha Berisha.

ARGUMENTAT E BERISHËS/ Edi Rama dhe instituti i tij deklarojnë se në Shqipëri janë futur 10.1 milionë turistë në vitin 2023.

Nuk po e kundërshtoj, po e marr të vërtetë.
Po çfarë tregon instituti i tij? Instituti i tij thotë se në Shqipëri në vitin 2023 pati gjithsej në të gjithë shtretërit privatë të këtij vendi 6 milion net.
Pra, 10.1 milion fjetën në Shqipëri pak më shumë se gjysmë nate për person.
Miqtë e mi, statistika tregon se Mali i Zi në vitin 2023 pati 2.8 milionë turistë.
Por Mali i Zi pati 16.8 milionë net fjetje në vitin 2023. Mali i Zi pati rreth 8 net fjetje për një turistë.
A e imagjinoni ju o miq, gjysëm nate në Shqipëri, 8 net në Mal të Zi.
Kroacia pati në të njëjtin vit, 20.5 milionë turistë. Pati 105 milionë net fjetje. Pati mbi 5 net fjetje për një turist, kundrejt gjysëm nate në Shqipëri.
Kjo është shakaja e dheut. Ky është falsiteti dhe turpi i tyre.
Po të marrim anën tjetër. Banka e Shqipërisë deklaron se në vitin 2022, nga turizmi hynë në ekonomi 2.8 miliardë euro.
Prisni miq! Po sa pagoi turizmi TVSH në Shqipëri? Sa ishte TVSH-ja që përfituat nga të gjitha shitjet e shtretërve turistike?
Të gjitha shitjet ishin gjithsej 140 milionë euro.
Me TVSH 6 përqind, pa rimbursim të TVSH-së, buxheti i shtetit fitoi gjithsej 8 milionë euro.
A ka pra falsitet më të madh?
A ka mashtrim më të madh?
A e ndjeu ekonomia shqiptare këtë?
Për ta kuptuar se sa e ka ndjerë ekonomia, do u jap shifrat zyrtare.
Në vitin 2022, me 7 milionë turistë, rritja ekonomike ishte 4.48.
Në vitin 2023, me 10.1 milionë turistë, rritja ekonomike jo vetëm që nuk u rrit në 6 përqind, por zbriti në 3.4 përqind.
A e kuptoni ju falsitetin e tmerrshëm të turizmit kallp?
Të turizmit, të cilin ekonomia shqiptare nuk e ndjen se ekziston.
Të cilin qytetarët shqiptarë e gëzojnë me 8 milionë euro.

Duhet ta dini se për investitorët strategjikë të Edi Ramës, trafikantët, kriminelët e urryer që marrin tituje e investitorit strategjik, nga trojet publike janë dhënë rreth 6 kilometër katror troje.

Çdo vit nga buxheti juaj o qytetarë, për infrastrukturën e këtyre resorteve janë shpenzuar 400 milionë euro.
Pra, Banka e Shqipërisë na informon se u futën 2.8 miliardë.
Thesari i vendit informon se çdo vit shpenzohen 400 milionë euro në mbështetje të investitorëve strategjikë të Edi Ramës.
Po a e dini ju o miq se me 3.2 miliardë euro, rrogat e Shqipërisë do ishin sot 300 përqind më të larta.
Pensionet e shqiptarëve do të ishin sot 200 përqind më të larta. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY