U kap në Janinë për vrasje në Itali, Vangjelaj korruptoi drejtësinë në...

U kap në Janinë për vrasje në Itali, Vangjelaj korruptoi drejtësinë në Shqipëri dhe la qelinë 2 vjet pas dënimit me 22 vjet burg

195
0
Shares

Një 48-vjeçar shqiptar, i dënuar për vrasje në Itali në vitin 2011 është arrestuar në Janinë edhe pse ia doli që për disa vite të korruptonte drejtësinë shqiptare dhe të linte qelinë.

Ylli Vangjelaj 48 vjec nga Vlora, është arrestuar në Janinë pas një kërkese të Italisë pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me 22 vjet e 8 muaj burg në 22.06.2011 dhe që ka marrë vendim të formës së prerë më 23.10.2012.

Vangjelaj u arrestua më herët në Shqipëri në korrik 2018, i kërkuar nga autoritetet italiane. Ai akuzohet për vrasjen e punonjëses së seksit ekuadoriane Betty Ramirez 20 vjec, në 9 dhjetor 1999.

Gjykata e Vlorës pas arrestimit e kishte dënuar me 23 vjet burg e më pas me vetëm 12 vjet burg.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u vendos në pranga pasditen e djeshme në Janinë.

Pasi Vangjelaj ia hodhi qelisë në Vlorë, urdhri për arrestimin e tij është lëshuar sërish nga autoritetet italiane në vitin 2021. Gjatë arrestimit në Shqipëri u tha se ai mbante dy identitete, Ylli e Fatmir Vangjelaj, ndërsa policia greke deklaroi se e ka arrestuar nën identitetin Ylli Vangjelaj dhe se ishte mbajtës i një pasaporte shqiptare me këtë emër të lëshuar në 19.10.2023.

“Betty Yadira Ponce Ramirez u përdhunua, torturua, vra dhe u varros në 9 dhjetor 1999. Ajo u rrëmbye nga të tre persona në mbrëmjen e 9 dhjetorit 1999 përpara pikës së karburantit Esso në Caorsana dhe më pas u vra në brigjet e Po në Mortizza. Tre shqiptarë, Ylli alias Fatmir Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj tentuan ta mbysin por pa sukses dhe më pas i’a futën kokën nën ujë derisa u mbyt. Më i pamëshirshmi nga të tre, Erjon Sejdiraj i njohur si “Cico”, teksa e reja bërtiste e dëshpëruar, kishte telefonuar kunatën duke e informuar për atë që po bënte. Trupi i të resë u gjet më 20 shkurt 2000. Krimi, i ndodhur në kuadër të prostitucionit, synonte të ishte një provë e forcës së tre shqiptarëve në dëm të bandës që dominonte në atë kohë në Piacenza. Duke rrëmbyer Betty Ramirez dhe duke kërkuar një shpërblim nga “pronarët” e vajzës së re, ata mund të provonin vlerën e tyre. Vrasja brutale shqetësoi shumë opinionin publik për shkak të pamëshirshmërisë së vrasësve dhe mbi të gjitha për shkak të thellësisë kriminale dhe kontekstit të luftës për epërsi mes bandave të shfrytëzuesve të prostitucionit”, raportoi balkanweb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY