Skandali me fondet e IPARD, PD inkurajon fermerët për protesta

Skandali me fondet e IPARD, PD inkurajon fermerët për protesta

171
0
Shares

33 milionë euro te vjedhura nga qeveria me patronazhistët e saj të Ministrisë së Bujqësisë do të kthehen mbrapsht andej nga erdhën, tha sot ish deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj.

OLAF organizmi që ka kryer hetimet mbi fondet e bujqësisë ka gjetur se në 47 milion të abuzuara në të gjithë BE, 33 milion i përkasin Shqipërisë.

Olaf thekson se gjatë aplikimit të fondeve të IPARD II të këstit të parë dhe të dytë janë  konstatuar shkelje të rënda  te llojit:

* Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit një kompanie konsulence lokale;

* Kontratat jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar me oferta false,

* Ka çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas një hetimi të nisur vjet OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ti konsiderojë të paligjshme pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë të  IPARD II  në vlerën e 33 milionë eurove.

OLAF ka një rekomandim edhe më të ashpër:

BE të ndalojë alokimin e 112 milionë euro të financimit për IPARD III, derisa shteti shqiptar të ndërmarrë  masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

“Fermerët shqiptarë janë më të diskriminuarit në rajon  përsa i përket subvencioneve (4 herë më pak se Kosova) dhe rikthimi i pagesave të kryera për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III është një alarm per ta dhe sektorin e bujqësisë.

Partia Demokratike u be thirrje fermerëve te ngrihen dhe te vihen ne krah te opozicionit. Kjo qeveri që vjedh ata që stërmundohen fushave e kodrave për t’jua dhënë të pangopurve me lidhje me pushtetin, duhet hedhur në kanal ashtu si fermerët hedhin prodhimet e tyre te kalbura”, tha Hajdarmataj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY