Korrupsioni te projektet e IPARD, Komisioni Evropian kërkon kthimin e 33 milionë...

Korrupsioni te projektet e IPARD, Komisioni Evropian kërkon kthimin e 33 milionë euro dhe bllokon 120 milionë të tjerë

552
0
Shares

Qeveria shqiptare i duhet të kthejë mbrapsht 33 milionë euro të IPARD II si pasojë e korrupsionit të Minstrisë së Bujqëisë kur ajo drejtohej nga Frida Krifca, sot këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

OLAF në deklaratën e vet zyrtare afro 4 vite hetimesh thekson se gjatë aplikimit të fondeve të IPARD II të këstit të parë dhe të dytë janë konstatuar shkelje të rënda si: Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale; Kontratat që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen); Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ti konsiderojë të paligjshme një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë të IPARD II në vlerën e 33 milionë eurove.

Ndërkaq OLAF rekomandon që BE të ndalojë alokimin e 112 milionë euro të financimit për IPARD III, derisa shteti shqiptar të ndërmarrë masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

Në lidhje me raportin e OLAF ka reaguar edhe opozita. PD fajëson qeverinë.
“Në kushtet kur fermerët shqiparë janë më ttë diskriminuarit në rajon përsa i përket subvencioneve ( 4 herë më pak se Kosova), kthimi mbrapsht i pagesave të kryera për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III është një fatkeqësi e madhe e ardhur jo nga natyra por nga babëzia e kësaj qeverie të papërgjegjshme”, thuhet në një deklaratë të PD. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY