Protesta e 13 te zyra e Veliajt, thirrje SPAK të ndalë hajdutin

Protesta e 13 te zyra e Veliajt, thirrje SPAK të ndalë hajdutin

103
0
Shares

Një numër i madh qytetarësh u përfshinë sot për të 13 herë në protestën para Bashkisë së Tiranës e organizuar nga opozita dhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit.

Disa pjesmarrës e kanë marrë fjalën ndërsa të tjerë hodhën molotov në drejtim të mureve të bashkisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandaleve me vjedhjen e fondeve publike.

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha se kreu i bashkisë Veliaj ka hyrë në historinë e e këtij qyteti si hajduti më i madh i taksave dhe i votave që ka pasur ndonjëherë ky qytet, si dhe personi që ka shkelur me këmbë dhe ka rrëzuar reformën në drejtësi.

“Një mirënjohje e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Tiranës që vijnë në këtë protestë. E cila shënon një rekord evropian. Kjo është protesta e 13 që bëhet përpara zyrës së një kryebashkiaku në Europë, përpara zyrës së një hajduti që jo vetëm ka hyrë në historinë e e këtij qyteti si hajduti më i madh i taksave dhe i votave që ka pasur ndonjëherë ky qytet, por me talljen që ai po i bën SPAK-ut, me poshtërimin që po i bën çdo ditë Altin Dumanit personalisht, ky njeri ka hyrë në historinë tonë si personi që ka shkelur me këmbë  dhe ka rrëzuar reformën në drejtësi.

Paratë Veliaj ia çon grua dhe dajës së gruas së tij. Altin dil deklarohu, ose lexo sahatin e ujit aty ku punon ose je prokuror e shtetit. 170 ditë kryetari i opozitës në arrest pa fakte, ndërsa një hajdut si Veliaj është i lirë. Ne nuk do të tërhiqemi pavarësisht presioneve”, tha Këlliçi.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i bëri thirrje SPAK-ut që të shqyrtojë dosjet që ka në tavolinë e të çojë para drejtësisë të çdo zyrtari i cili ka abuzuar me detyrën.

“Sot edhe pse dita më e nxehtë e verës, qytetarët nuk ndalojnë së protestuari e për të kërkuar të drejtat tona. Policët që sot e ruajnë do të jenë ata që do t’i vënë prangat pasie drejta do të triumfojë. Prindërit tanë hodhën poshtë diktaturën, ne na takon të hedhim poshtë këtë regjim.

Sot Shqipëria e opozitarët të bashkuar nën flamurin e PD, nuk do të dorëzohemi. Sepse jemi me të drejtën e të vërtetën. Nuk ka forcë që e ndal popullin të fitojë të drejtat.

Thirrje SPAK: Ke dhjetëra denoncime në tavolinë, qindra faqe dosje, merri e shqyrtoi dhe çoi para drejtësisë fajtorët”, tha ai. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY