Bie sistemi energjitik në vend. U ndezën kondicionerët. Opozita: U vodhën 1.3...

Bie sistemi energjitik në vend. U ndezën kondicionerët. Opozita: U vodhën 1.3 miliardë euro

192
0
Shares

Sistemi energjitik ka rënë në të gjithë vendin për afro 30 minuta duke shënuar një rast të paprecedentë në sistemin e energjisë në vend.

Energjia është ndërprerë në të gjithë vendin ndërsa në disa qytete si Korça ndërprerja është ndërprerë disa herë.

Ndërprerja e energjisë ka shkaktuar probleme të mëdha në Tiranë. Shumë persona mbetën më ashensorë në kushtet e një vape të madhe dhe kohë të gjatë qëndrimi.

Ndërkohë në lidhje me situatën ka dhënë shpjegime edhe OSHEE-së e cila thekson se shkak i ndërprerjes së energjisë ka qenë rënia e sistemit 400kV te OST. Më tej bëhet me dije se po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.

Per shkak te renies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi.

Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH. Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër. Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Rreth 1.3 miliardë euro janë investuar në sistemin energjitik por duket se rrjeti nuk është përmirësuar për shkak se fondet janë vjedhur.

Kreu i PD, Sali Berisha tha se kjo tregon se fondet janë rrëmbyer nga hajdutët e qeverisë.

“Sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.

Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë”, shkruan Berisha në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY