Moti sot, cilat qytete do kapërcejnë 40 gradë celsius

Moti sot, cilat qytete do kapërcejnë 40 gradë celsius

549
0
Shares

Dita e sotme pritet të sjellë temperatura deri në 42 gradë Celsius, kryesisht në Berat, Kuçovë dhe në Urën Vajgurore.

Dita e sotme do të vijojë me temperatura të larta, maksimumet do të jenë edhe në 42 gradë Celsius. Të regjistruar në qarkun e Beratit, Kuçova dhe Ura Vajgurore do të kenë temperatura të larta. Një pjesë e mirë e Ultësirës Perëndimore pritet të jenë mbi 39 gradë Celsius, duke përfshirë këtu Shkodrën, Tiranën, Beratin, Gjirokastra, Elbasani po ashtu do të kenë temperatura të larta.

Në Elbasan dhe Gjirokastër pritet të shkojnë edhe në vlerën 41 gradë Celsius. Edhe në zonat malore do të kemi maksimumet që shkojnë në 38 gradë Celsius, apo 39, këto në qarkun e Kukësit, ndërsa zonat që janë disi më të freskëta është juglindja me 36 apo 37 gradë Celsius. Edhe vija bregdetare do të ketë temperatura me maksimume që do të luhaten nga 37 deri në 39 gradë Celsius”, shpjegoi metereologu Hakil Osmani për tvklan.

Metereologu thotë se e shtuna sjell një rënie të lehtë të temperaturave në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë rreth 11 apo 12 gradë Celsius, këto kryesisht në qytetin e Ersekës apo të Peshkopisë por ndërkaq në jug mbeten temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius në orët e mesditës dhe kryesisht Berati dhe Gjirokastra.

Dita e dielë sjell një tjetër rënie të temperaturave por në mesditë vlera mund të shkojë deri në 38 gradë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY