Ilir Meta shpall divorcin me Monika Kryemadhin, nis procesin në gjykatë

Ilir Meta shpall divorcin me Monika Kryemadhin, nis procesin në gjykatë

877
0
Shares

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka shpallur divorcin me të shoqen Monika Kryrmadhin. Meta e beri deklaratën e ndarjes në Çim Peka Live në Syri tv.

Meta tha gjazë bisedës se zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij tashmë.

“Sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta’, u shpreh Meta.

Dialogu:

Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.

Meta u njoh me të shoqen në fillim të viteve 90 ndërsa ishin të dy emra të rëndësishëm të forumit rinor të PS, FRESSH.

Ata kanë sëbashku 3 fëmijë. Ndërkohë që marrëdhëniet e tyre u çanë muajt e fundit pas disa ngjarjeve në parti. Shumë njerëz nuk e kanë besuar këtë situatë që u deklarua sonte nga Meta. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY