KQZ regjistron kërkesën e 20 mijë zgjedhësve për hapjen e listave zgjedhore...

KQZ regjistron kërkesën e 20 mijë zgjedhësve për hapjen e listave zgjedhore dhe votën e diasporës

215
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 21 mijë nënshkrimet e qytetarëve lidhur me “Votën e Diasporës” dhe “Hapjen e Listave Zgjedhore”, mbledhur dhe dorëzuar nga lëvizja ‘Shqiplria bëhet’.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e komitetit përfaqësues të nismës ligjvënëse të zgjedhësve nga organizata “Shqipëria Bëhet”, për regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.
Pasi vlerësoi se nënshkrimet e depozituara janë dorëzuar në përputhje me kërkesat e ligjit, Komisioneri vendosi regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY