20 mijë mjekë e infermierë, ja sa u rritet paga në korrik

20 mijë mjekë e infermierë, ja sa u rritet paga në korrik

832
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë, Albana lajmëroi sot një rritje pagash në muajin korrik për rreth 20 mijë mjekë dhe infermierë.

“Me rritjet e reja të pagave në korrik do të kemi rritje akoma më të madhe sa i përket mjekëve të përgjithshëm. Një rritje prej 20 mijë lekë mbi pagën aktuale dhe infermierëve me 15 mijë lekë mbi pagën aktuale. Janë afërsisht 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor të cilët do të përfitojnë nga kjo rritje e dytë në korrik”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ministrja lajmëroi se aplikimet për specializimet në mjekësi urgjence dhe familje do të jenë të hapura deri më datën 24 qershor dhe për herë të parë për këtë proces të rëndësishëm është hequr testimi. Ministrja nënvizoi se mjekët që do të kryejnë praktikën do të paguhen përgjatë tre viteve të specializimit me 100% të pagës mjekut specialist. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY