Kulla te zyrat e Aviacionit Civil në Tiranë të re, dhurata e...

Kulla te zyrat e Aviacionit Civil në Tiranë të re, dhurata e Ramës për klientët e qeverisë

264
0
Shares

Ligji i ri miratuar në Parlament për dhurimin e trojeve dhe ndërtesave shtetërore pa garë klientëve të qeverisë do të sjellë ndërtimin e kullave të reja në zona të shtrenjta afër qendrës së Tiranës.

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Meçollari denoncoi dhurimin e ndërtesës së aviacionit civil.

“Jemi këtu në zemrën e Tiranës së re, një nga zonat më të shtrenjta, dhe me dendësinë më të lartë në kryeqytet.

Godina pas meje, dhe gjithë hapësira, që aktualisht shërben si zyra e ambiente pune për Aviacionin Civil, shumë shpejt do t’i lërë vendin një kulle të lartë, që Edi Rama e ka planifikuar për një nga miqtë ose klientët e tij.

Plani jo transparent që ka kryeministri për godinat shtetërore, duket se nuk do të kursejë asgjë.

Trojet më të çmuara në kryeqytet do të kthehen në pazar të pastër me fitues të paracaktuar.

Kjo pjesë e Tiranës, ka nevojë për më shumë gjelbërim, më shumë ajër të pastër, me shumë hapësira për banorët. Ka nevojë për çerdhe, kopësht dhe shkollë.

Çfarë ofron Edi Rama është krejt e kundërta. Një grataçelë e re, që do të sjellë më pak gjelbërim, më pak hapësirë publike, më shumë ndotje të ajrit.

Asgjë nuk përfitojnë qytetarët nga ky projekt. Sepse nuk është zgjidhje as për kërkesat e mëdha për banesa, pasi çmimet në këto kulla janë të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm”, tha Muçollari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY