TIRANË/ Vodhi mijëra euro biznesin ku punonte me arkëtime fallco

TIRANË/ Vodhi mijëra euro biznesin ku punonte me arkëtime fallco

350
0
Shares

Policia e Tiranës ndaloi punonjësin e një biznesi privat i cili mashtroi nënarkëtime duke përvetësuar një sasi të madhe parash.

“U ndalua shtetasi R. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.

Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara”, njoftoi policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY