Berisha: E gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga...

Berisha: E gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga faqja e dheut në 8 vite të qeverisjes së Ramës

78
0
Shares

E gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga faqja e dheut në 8 vite të qeverisjes së Ramës, tha kreu i PD, Sali Berisha këtë mbrëmje në protestën para shtëpisë së tij.

“Sot numri i shqiptarëve në Shqipëri ka zbritur në nivelet e 70-80 viteve më parë.

Por nivelet e 70-80 viteve ishin nivelet e pas një lufte, pas luftës më të egër që kishte njohur njerëzimi gjer atëherë.
Kurse e gjithë rritja e popullatës në 74 vite u fshi nga faqja e dheut në 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës”, tha Berisha.

Rezultatet katastrofike në testin PISA/ Berisha: Rama e shkatërroi përfundimisht sistemin arsimor në 8 vite

Dy tre ditë më parë, Ministria e Antiarsimit dha shifrën e maturantëve që dhanë provimin këtë vit.
Ata ishin gjithsej 28 mijë në mbarë Shqipërinë, kundrejt 50 mijë maturantëve që dhanë provimin në vitin 2013.
Të dashur miq, në qoftë se popullata u pakësua në këto 8-9 vite me mbi 35 përqind, maturantët, të rinjtë e këtij vendi, u pakësuan me 41 përqind.
Dhe kjo shifër është e trishtë, kjo shifër është kombi drejt zhdukjes.
Kjo shifër është një lemeri për çdo patriot të vërtetë shqiptar.
Sot, rekordet e zeza për këtë vend nuk kanë të ndalur, por duhet t’u themi se një nga rekordet absolutisht më të zeza, njëri nga rekordet më keqndjellëse për këtë komb ishte rezultati i publikuar nga OECD i testit PISA për mendimin krijues të nxënësve 15-vjeçarë.
8 vitet e zeza të arsimit të Edi Ramës do të regjistrohen në memorien e kohës si vitet e shkatërrimit përfundimtar të sistemit arsimor.
Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, rezultatet e testimit të fuqisë krijuese të mendimit të fëmijëve tuaj, test ky kryesor për ndikimin e shkollës tek fëmijët tuaj, më kryesori, ku dalim ne, siç e tha zonja mësuese?
Ne dalim në vendin më të fundit të testuar në botë.
Ne zbresim ndën të gjitha vendet e Ballkanit.
Ne jemi 17 pikë ndën Kroacinë.
Jemi 17 pikë ndën Slloveninë.
Jemi 16 pikë ndën Serbinë.
Jemi 8 pikë ndën Bullgarinë.
Jemi 6 pikë ndën Palestinën në luftë. Republikën Domenikane. Edhe Filipinet, edhe Uzbekistani, çdo vend tjetër është para nesh.
Ne jemi aty ku e katandisi Shqipërinë Edi Rama, në vendin e fundit me gjithsej 13 pikë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY