5 korçarë të rritur rrahin korçarin 18 vjeç më pas i drejtojnë...

5 korçarë të rritur rrahin korçarin 18 vjeç më pas i drejtojnë edhe armën

155
0
Shares

5 korçarë të rritur, të gjithë të moshën mbi 25 vjrç goditën me makinë, pastaj me leva  dhe më pas i drejtuan armën një 18 vjeçari.

”Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri”, njoftoi policia e Korçës.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY