TIRANË/ Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve me qendrën rozë të masazheve

TIRANË/ Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve me qendrën rozë të masazheve

401
0
Shares

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e vëllezërve nën hetim më parë për hapjen e qendrave të masazhit, me qëllim prostitucioni

M. R., së bashku me të vëllanë e tij A. R. janë arrestuar në flagrancë në shtator të 2020 për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

Si administrator të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.R. dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tij, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal.

Nga hetimi i kryer deri më tani plotësohen kriteret për t’u vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasve M. R., K. R., A.R., si dhe K. R., pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi M. R.në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A.R., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”  e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimi i kryer deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi M. R., si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambjenteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilën provohet se edhe eshtë dënuar shtetasi M.R., i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Lista e pasurive:

Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;

– Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;

– Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;

Automjeti “Benz 250 D”;

– Automjet “Volkswagen”;

– Automjet “Skoda Octava”;

– Automjet “AUDI A8”;

– Automjet “Smart”; dhe

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY