Rregullat që duhen ndjekur në stadiumin e Dortmundit. Shikoni edhe skemën e...

Rregullat që duhen ndjekur në stadiumin e Dortmundit. Shikoni edhe skemën e stadiumit

257
0
Shares

Skema e stadiumit dhe pjesët e ndara për tifozët shqiptarë

Stadiumi i Dortmundit mund të presë deri në 50 mijë tifozë shqiptarë për të mbështetur Kombëtaren kuqezi. Prandaj duhet pas parasysh disa rregulla.

Hyrja D është zona e përcaktuar për tifozët shqiptarë në stadiumin e Dortmundit, ndërsa në foton e mëposhtme mund të shihni skemën e plotë të stadiumit për të gjetur tribunën ku ndodhet bileta juaj.

Dyert e stadiumit për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes. Biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets dhe përpara se të shkoni në stadium, sigurohuni që bateria juaj e telefonit të jetë plotësisht e karikuar.

Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve në ditën e ndeshjes. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.

Nuk lejohen çanta më të mëdha se madhësia A4 ndërsa mund të mbani një karikues portabël me vete, jo më të madh se telefoni juaj.

Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.

Të gjitha stadiumet e Euro 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan.

Tek Lista e plotë do të shikoni të gjithë rregullat e stadiumit. r.s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY