I penduar, burri që vrau me thikë gruan në banesën e tyre në Patos, në Fier, ka pranuar para policisë arsyen e krimit.
“Bashkëshorten time e godita për vdekje me thikë në sherr e sipër. Nuk desha ta vrisja, por situata më doli jashtë kontrollit. Teksa po debatonim, ajo më qëlloi e para, ndaj bëra atë që bëra. Jam penduar”.
Kështu është shprehur dje para oficerëve të policisë, Shpëtim Goxhaj nga qyteti i Patosit, i cili në orët e vona të mbrëmjes të së dielës ekzekutoi nënën e tre fëmijëve të tij, raporton GSH.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit dje bënë me dije se krimi më i fundit në familje ka ndodhur për motive xhelozie.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje 55-vjeçari ka deklaruar se prej shumë kohësh kishte konflikte me gruan e tij 50-vjeçare, Resmie Goxhaj, pasi dyshonte se ajo e tradhtonte. Ndërkohë, mësohet se autori i krimit është tronditur dhe penduar pas vrasjes, ndërsa ka shkuar duke qarë në Komisariatin e Policisë së Fierit.
Shpëtim Goxhaj akuzohet për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, ndërsa pritet që Gjykata e Shkal
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/