VLORË/ I vunë flakën shtëpisë për ndërtim pallati e bashkë më të...

VLORË/ I vunë flakën shtëpisë për ndërtim pallati e bashkë më të edhe endacakun

509
0
Shares

Një endacak në Vlorë dha shpirt në ferrin e flakëve në natën e së martës. Shtëpia e braktisur ku strehohej u përfshi nga flakët duke djegur edhe endacakun. Besohet se banesa u dogj me qëllim nisjen. E një ndërtimi në atë zonë.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një banesë të braktisur.

Si pasojë e flakëve, është djegur dhe ka humbur jetën shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç (endacak), i cili ishte futur në banesën që u përfshi nga flakët”, njoftoi policia e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY