ELBASAN/ E rrëmbyen me forcë, i ikën policisë me shpejtësi por rrugës...

ELBASAN/ E rrëmbyen me forcë, i ikën policisë me shpejtësi por rrugës u mori flakë

431
0
Shares

Dy hajdutë i mbuloi tersi ndërsa rrëmbyen me forcë një makinë në Elbasan. Ata u pikasën nga policia por arritën ti ikin me shpejtësi asaj. Ndërsa po ‘fluturonin’ makina u mori flakë.

“Rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, dyshohet se 2 shtetas i kanë marrë automjetin tip “Ford”, shtetasit R. Ll., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë pikasur automjetin që këta dy shtetas kishin vjedhur dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por shtetasi që drejtonte automjetin nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Për t’iu shmangur Policisë, 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj”, njoftoi policia e Elbasanit.

Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY