TIRANË/ Sulmohet në mbrëmje kryeministria, policia thotë sulmuesi nuk ishte normal

TIRANË/ Sulmohet në mbrëmje kryeministria, policia thotë sulmuesi nuk ishte normal

466
0
Shares

Është sulmuar kryeministria pak para mesnatës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në 22.49 kur një person filloi të gjuante me gurë nga dritaret dhe dyert e saj.

Një numër i shtuar policësh u panë para derës kryesore të qeverisë në pak minuta.

“Rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë”, njoftoi policia.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY