Ahmeti, Toro dhe Bezati, 3 gjyqtaret që kthyen vulën. Vendimi zyrtar i...

Ahmeti, Toro dhe Bezati, 3 gjyqtaret që kthyen vulën. Vendimi zyrtar i Apelit

523
0
Shares

3 gjyqtare të Apelit kthyen sot besimin te drejtësia duke ndalë një prej skenarëve më të shëmtuar të politikës e qeverisë për të zhbërë opozitën. Të 3 gjykatëset votuan për dhënien e së drejtës Rithemelimit.

Relatore Gjyqtare znj. Alma Ahmeti dhe anëtare gjyqtare znj. Elona Toro dhe znj. Iliba Bezati, vendosën ta godasin aty ku nisi skema e pengmarrjes së opozotës: rrëzuan ankimimin e PD të Bashës për vendimin e Zhukrit në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë.

Vendimi i shkurtuar:

Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për tu informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë si më poshtë:

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, ka ushtruar rekurs ndaj vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit tëPërgjithshëm dhe ka kërkuar:

-Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

-Deklarimin si të papranueshëm të ankimit paraqitur nga Deputeti Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës sëRrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 786, datë27.12.2023 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës sëApelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

Në datë 11.06.2024 gjatë rigjykimit të çështjes në gjykatën e apelit, përfaqësuesi me autorizim av.Ivi Kaso i  PartisëDemokratike të Shqipërisë, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit kërkoi:

– “Mospranimin e ankimit të ushtruar ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Përfaqësuesit ligjor av. Indrit Sefa dhe av. Rezart Kthupi, tëPartisë Demokratike të Shqipërisë e përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, kërkoi:

Prishjen e Vendimit me nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur: Pushimin e gjykimit, pasi nuk legjitimohen”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Alma Ahmeti dhe anëtare znj. Elona Toro dhe znj. Iliba Bezati, vendosi:

Mospranimin e ankimit të ushtruar kundër vendimit Nr.3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-Kundër këtij vendimit mund të bëhet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.

-Vendimi i arsyetuar do t’i komunikohet palëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY