Një 35 vjeçare u arrestua në Fier pasi po drejtonte një makinë në gjendje të dehir.
”Policia Rrugore arrestoi shtetasen E. D., 35 vjeçe, banuese në fshatin Novoselë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njoftoi policia e Fierit.
Gjithashtu, policia referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. P., 35 vjeç, banues në Fier, pasi me automjetin që drejtonte, ka dëmtuar lehtë shtetasen E. M., këmbësore.
Kurse Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. B., 36 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur një 15-vjeçare. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/