Ngq Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Aleks Ndreka, ose Leksi i Druve, 47 vjeç.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit A. Ndreka në Shqipëri.
Ai u ka shpëtuar disa atentateve ndër vite. Fillimisht në vitin 2020 në superstradën Lezhë-Laç, ku mbeti i plagosur. Më pas në Mars 2022, “Leksi i druve” i shpëtoi një tjetër atentati falë xhupit me pupla. Tentativa për ta vrarë ka pasur edhe me dron.
Ndreka ka pasur rolin e spiunit ndaj Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit i kontraktuar nga Prekë Kodra, me të cilin bashkëpunonte me qëllim ekzekutimin e Dulit, Licit dhe Tafilit.
Po ashtu, 47-vjeçari dyshohet se ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka. Kjo pasi kishte dyshime se Ardian Nikulaj dhe Ndreka kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Ndoka. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/