Policia te bashkia e Tiranës u përfshi sot në akte të rënda dhune ndaj protestuesve paqësorë por këmbëngulës para zyrave të Erion Veliajt.
Ata hodhën gaz neutralizues ndaj protestuesve mes të cilëve dhe deputetët Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, anëtari i kryesisë së PD, Klevis Balliu.
Ky i fundit është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e parë
“Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!
Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!
Kreu i PD, Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe deputetëve.
”Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës”, reagoi edhe Belind Këlliçi.
Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte banditeske Rama- Balla kundër opozites”, deklaron Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/