SPAK merr përsipër hetimin e aksidentit të deputetit të PD në Elbasan

SPAK merr përsipër hetimin e aksidentit të deputetit të PD në Elbasan

419
0
Shares

Gjykata e Posaccme Antikorrupsion vendosi t’i kthejë aktet SPAK për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për ta hetuar, lidhur me aksidentin e shënuar më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Ccela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hënë kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për ccështjen e deputetit.

Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jokompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Tanimë, Prokuroria e Posaccme do të marrë në shqyrtim dosjen e deputetit, ku pas kryerjes së hetimeve do ia referoi GJKKO për veprime të mëtejshme.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Aksidenti u shënua në kohën kur Xhafa ishte kandidat për deputet.

Pasi Lucciano Bocci la mandatin për të garuar për kryetar Bashkie, automatikisht Qani Xhafa u fut në parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY