Marinë Lë Pen: Jemi gati të udhëheqim Francën

Marinë Lë Pen: Jemi gati të udhëheqim Francën

265
0
Shares

“Gati të marrim pushtetin nëse na e besojnë francezët,” deklaroi këtë mbrëmje Marinë lë Pen, kryetarja e ultradjathtistëve francezë, pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme nga presidenti Makron.

Fronzi Kombëtar doli parti e parë në Francë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, çfarë detyroi Presidentin Emanuel Makron të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 30 qershor dhe 7 korrik.

“Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse populli francez na jep mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme legjislative. Ne jemi gati të rikthejmë vendin, gati të mbrojmë interesat e popullit francez, gati t’i japim fund emigrimit në masë, gati për t’i dhënë përparësi fuqisë blerëse të popullit francez, gati të nisim riindustrializimin e vendit – pra, ne jemi gati të kthejmë kahun, gati ta sjellim Francën sërish në jetë”, tha Lë Pen. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY