“Protesta te bashkia e Tiranës, nesër është një ditë qëndrese”

“Protesta te bashkia e Tiranës, nesër është një ditë qëndrese”

91
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në protestën e përnatshme të demokratëve se të hënën protestojmë kundër njërit prej monstrave të shtetit kleptokratik. Protestojmë për të firmosur një drejtim tjetër të ri.

”Nesër(e hënë)  është një ditë e re qëndrese.  Nesër Tirana proteston me mosbindje civile tek njëri nga simbolet më të shëmtuara të shtetit shqiptar.
Proteston kundër njërit prej monstrave të shtetit kleptokratik, të diktaturës së bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Proteston me të vërtetë për ekzistencën e shqiptarëve si komb i lirë, për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
Proteston për të firmosur një drejtim tjetër të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të ndërprerë sundimin e egër të mafias së drogës, krimit dhe vjedhjes mbi ta.
Për të ndërprerë rrokullisjen e kombit si asnjëherë tjetër në shekuj dhe mijëvjeçarë në honet e tmerrshme të shpopullimit masiv të Shqipërisë.
Protesto në fakt, në thelb për ekzistencën e këtij kombi në trojet e veta”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY