Berisha lexon dokumentin e skandalit: Sistemi TIMS nuk kontrollonte pasaportat e disa...

Berisha lexon dokumentin e skandalit: Sistemi TIMS nuk kontrollonte pasaportat e disa personave, cilët ishin

308
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sonte emrat e disa personave që sistemi TIMS nuk kontrollonte pasaportat e tyre mes të cilëve edhe kreu i përmbaruesve, Tedi Malaveci.

“Do më lejoni t’u lexoj sonte para jush dhe shqiptarëve një dokument zyrtar.
Ky dokument i drejtohet nga dy punonjës Çeliku dhe një tjetër, Kraca, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shrtetit, drejtuesit madhor, Muhamet Rrumbullaku.
Ka datën 20.12.2023.
Në këtë dokument shkruhet:
I nderuar zoti drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Me qëllim përmirësimin e problematikës së hasur me datën 9.11.2023 me sistemin E-Gates dhe TIMS, me autorizimin tuaj erdhi zoti Neritan Maliqi, ish-punonjës i ICITAP dhe zhvillues i sistemit TIMS (është fjala kjo për vitin 2009).
Gjatë hetimit të shkakut të mosfunksionimit të sistemeve u vu re se problematike gjenerohej në serverin TIMS, kodi i këtij servili ishte ndërruar pak ditë para datës 9.11.2023.
Duke u përpjekur të kuptohet ndryshimi i ndodhur, stafi i sektorit të sistemeve ktheu në kopje back-up të këtij serveri të datës 19.5.2023.
Kopja e rikthyer u ekzaminua për të kuptuar mënyrën e funksionimit të këtij serveri, pasi departamenti i teknologjisë së informacionit, siç jeni vënë në dijeni edhe më parë. nuk disponon asnjë nga kodet e sigurisë të asnjërit prej sistemeve të sigurisë pasi nuk janë depozituar sipas procedurave standarde të punës. (Nuk janë depozituar sepse i janë dorëzuar kriminelëve).
Gjatë ekzaminimit të serverit të kthyer në back-up, u dallua se për një grup prej 5 dokumentesh udhëtimi të tipit pasaportë, sistemi nuk kryente kërkimin në TIMS-in kriminal.
(E kuptoni që për këto pasaporta e kishin verbuar dhe shurdhuar sistemin me program).
Duke sjellë kështu moskontrollin e tyre. (Sepse ishte dhënë komanda që duhen injoruar këto pasaporta).
Këto dokumente të injoruara u përkasin:
1.Tedi Malaveci, trafikant droge i dënuar në Roterdam vite të tëra, sot i emëruar nga Ulsi Manja dhe Edi Rama në krye të shërbimit kombëtar të përmbaruesve.
2.Aida Shuap Jaupllari.
3.Bruno Mario Veizaj, i gjithkudogjendshmi në çdo lloj krimi dixhital.
4.Nevila Cako Xoxa.
5.Lorela Shehu.

Siç jeni në dijeni, sistemit E-Gates dhe TIMS kriminal janë sisteme të ndërtuara nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Çfarë thotë informatori?
Thotë që këta persona të listuar më sipër mendojmë se kanë njohje dhe lidhje me njëri-tjetrin dhe e kanë bërë qëllimisht për të kaluar pa gjurmë kufirin.
Pra, dhe ekzistenca e kësaj qasje si fenomen, na bën të mendojmë se veprime të tilla mund të jenë në sisteme të tjera të Policisë së Shtetit në kohë të ndryshme dhe individë të tjerë.
A e shihni miq se si është dorëzuar shteti në duart e kriminelëve?
Se si sistemet që për hir të sigurisë kombëtare janë të detyruara të regjistrojnë çdo zyrtar nga presidenti i Republikës e poshtë, shurdhohen, verbohen për kriminelë, për trafikantë, për mafiozët.
Shkoni kërkoni po të doni në TIMS kalimin e Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Ndokëve, Troplinit, nuk janë kurrkund.
Nuk flasin sepse i kanë verbuar sistemet, ua kanë dorëzuar sistemet.
Tani a mund t’u bëjmë një pyetje të gjithë atyre që akoma ose të paguar, ose në verbëri, insistojnë se ky nuk është narkoshtet.
Jo narkoshtet, po ky është shteti më i rrezikshëm i drogës, krimit dhe vjedhjeve të Shqipërisë.
Për informacionin tuaj, Taulanti me 5 mbiemra ka raportuar për këto që dëgjuat ju se nuk ka asnjë dëmtim dhe nuk ka asnjë problem me sistemin e TIMS.
Të njëjtin mashtrim, veçse e ka quajtur gabim njerëzor, e ka bërë edhe i rekrutuari, i marri peng i Edi Ramës, Met Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY