Dhëndrri i Arben Ndokës me “Metamorfozën”, por tendera afro 2 milionë euro...

Dhëndrri i Arben Ndokës me “Metamorfozën”, por tendera afro 2 milionë euro nga bashkia e Lezhës

173
0
Shares

Dhëndrri i Arben Ndokës shpallur në kërkim për porosi vrasjesh, ish deputet i PS dhe deejtues i PS për qarkun e Lezhës ka marrë financime nga bashkia e qytetit të Lezhës që drejtohet nga Pjerin Ndreu.

Arian Tuku është iarrestur pas zbardhjes së bisedave në SKY ECC mes bosëve të krimit dhe njerzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim.

“Arian Turku është pronar i subjektit Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018.

Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.

Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”.

Sipas të dhënave të Spending Data, një burim serioz për të evidentuar lidhjet e pushtetit me korrupsionin, që ka mbetur pa financime pikërisht për të të pamundësuar nxjerrjen e të dhënave që vërtetojnë këto lidhje, Eurocompany përfitoi 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022”, deklaroi sot zëdhënësja antikorrupsion e PD, Genta Vangjeli.

Qarku i klikës kriminale në pushtet mbyllet sipas formulës: Zhvat Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet dhe vidh zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë, tha ajo duke komentuar këto të dhëna.

“Kështu Pjerin Ndreu dhe Edi Rama sigurojnë mbajtjen e pushtetit dhe mandateve në vijim.

Pasi dekriminalizimi u largon Arben Ndokën, ai fut dhëndrrin në lojë nëpërmjet Pjerin Ndreut me lejen e Edi Ramës në mënyrë që edhe pse kokat ndryshojnë, pushteti të vazhdojë.

Nuk thonë kot: të gjithë rilindësit e kuq një turi kanë!”, përfundon Vangjeli. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY