Dy persona janë zhdukur pa nam e nishan në Lushnjë ndërsa familjarët e tyre kanë bërë denoncimin në policinë e qytetit.
Bëhet fjalë për një djalë 23 vjeç dhe një grua 42 vjeçe.
“Në Komisariatin e Lushnjës janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetaset:
•A. Q., 47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar.
Po ashtu edhe R. M, 56 vjeçe, banuese në Lushnjë, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare.
Po punohet për gjetjen e tyre”, njofton policia e Lushnjës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/