Në Dhërmi, këpurdha magjike haluçinante. Po i provuat mund të hidheni nga...

Në Dhërmi, këpurdha magjike haluçinante. Po i provuat mund të hidheni nga ballkoni

873
0
Shares

Shiten këpurdha magjike haluçinante në Dhërmi në lokale e restorante të ndryshme, mall importi, të ardhura nga Britania e Madhe. Policia ka arritur të zbulojë një rast ndërsa ka bllokuar këpurdhën misterioze sëbashku me doza të tjera të narkotikëve industrialë.

Nëse e provoni këtë këpurdhë nuk është çudi që të hidheni nga ballkoni pasi krijon pasione të tilla të aventurës ekstreme.

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar anglez, të cilit iu gjet në automjet sasi me droga të forta si mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike. Ai është O. L., 24 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi”, njofton policia e Himarës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY