Policia arreston burimin e gazetarëve, dërgoi videon me trupin në Gjipe

Policia arreston burimin e gazetarëve, dërgoi videon me trupin në Gjipe

256
0
Shares

Dikush nga gazetarët tradhtoi burimin e lajmit duke çuar në pranga shoferin e një ambulance në Vlorë.

Bëhet fjalë për një video të trupit të masakruar të 31 vjecarit Eraldo Nevruzi që u gjet i pajetë dje në një gurore të izoluar në Gjipe.

Shoferi i ambulancës ua nisi gazetarëve por në fakt asnjë nuk e botoi për shkak të pamjeve të rënda që u përshkruan me fjalë edhe nga Droni.al pa publikuar pamjet.

Por gazetarët nuk duhej të tregonin burimin e pamjeve cfarë përbën shkelje të rëndë etike prej atyre apo atij që ka dhënë emrin e shoferit.

“Grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”, njofton policia e Vlorës.

Në vijim drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazetarët që nuk pranuan të publikonin videon e dërguar nga ky shtetas të trupit të pajetë të shtetasit E. Nevruzit, por në fakt gazetarët bënë gabim të rëndë që çuan policinë tek burimi i videos. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY