LIBRAZHD/ Heroi i fshatit të vet, rrëshket ndërsa po riparonte kanalin vaditës

LIBRAZHD/ Heroi i fshatit të vet, rrëshket ndërsa po riparonte kanalin vaditës

332
0
Shares

Një banor i fshatit Polis në Librazhd humbi jetën sot ndërsa po rregullonte kanalin vaditës të fshatit.

”Rreth orës 10:30, në terrenin malor të fshatit Fush Bull, Nazmi Boja, 59 vjeç, banues në fshatin Polis, gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të terrenit ka shkuar edhe helikopteri, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi”, njoftoi policia e Librazhdit.

Për shkak të dëmtimeve Nazmi Boja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter.

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY