Policia e ‘turizmit’ zbulon 2 turistë lituanezë në Gjirin e Anglezit

Policia e ‘turizmit’ zbulon 2 turistë lituanezë në Gjirin e Anglezit

86
0
Shares

Policia Kufitare Himarë iu vjen në ndihmë 2 turistëve lituanezë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë ka marrë njoftim për 2 turistë lituanezë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t’iu ardhur në ndihmë turistëve.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falëmderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY