Arqile Bollano do jetë kryetari i katërt i bashkisë së Himarës që nga maji i vitit 2023, ku dy prej tyre janë në burg, një u dorëhoq dhe ky që sapo mori detyrën.
Bollano u zgjodh me 12 vota pro pasi Pjervin Gjikuria u tërhoq nga gara.
Blerina Bala, kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, u dorëhoq dy ditë më parë pas dy muajsh punë ndërsa në nkë letër shkruante se detyrën po e linte për “për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë.”
Blerina Bala u zgjodh më 29 mars nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët e bashkisë, ai në detyrë, Jorgo Goro dh ai i zgjedhur Fedi Beleri ndodhen pas hekurave. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/