Shyqyri Nevruzi, cfarë thotë babai i Eraldos që u qëllua për vdekje...

Shyqyri Nevruzi, cfarë thotë babai i Eraldos që u qëllua për vdekje në Dhërmi

2080
0
Shares

Shyqyri Nevruzi, babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga bashkëpronari i hotelit ku punonte ka nxjerrë në pah një pistë të re të re për krimin e rëndë ndaj të birit.

Ai ka shpjeguar për gazetarin e Euroneës, Xhensil Shkëmbi se djali nuk kishte njohje të mëhershme me 43-vjeçarin Gerald Shehu që e qëlloi për vdekje Eraldon dhe dy personat e tjerë nga Korça që ndihmuan Shehun për fshehjen e trupit të viktimës.

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Kush e sugjeroi këtë hotel?

-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

-Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djemë të tjerë

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

-Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.

Me parë çfarë punonte djali?

-Kamarier, bankier ka qenë.

Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

-Jo jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj. euronews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY