Kryetarja e AMA zgjidhet n/kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore

Kryetarja e AMA zgjidhet n/kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore

154
0
Shares

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur Nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore (EPRA).

Në mbledhjen e 59-të që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, Krasniqi mori mbështetjen e shumicës së 52 autoriteteve anëtarë të EPRA-s, të pranishëm në këtë mbledhje. Armela Krasniqi kishte përballë për këtë post kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanisë së Madhe.

Pas marrjes së postit si Nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, Krasniqi u shpreh se vota e saj do t’i shërbejë në përkushtimin profesional dhe kontributin e plotë gjatë ushtrimit të kësaj detyre.

Platforma Europiane e Enteve Rregullatore përbëhet nga 56 autoritete anëtarë nga 47 vende të ndryshme të Europës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY