Bllokohet e-Albania. Si të furnizojmë më para One përmes kodeve

Bllokohet e-Albania. Si të furnizojmë më para One përmes kodeve

411
0
Shares

Kushdo ka pasur nevojë si të hyjë në e-albania e ka pasur të pamundur pa nisur një numër kodesh që dërgohen përmes One.

Edhe pasi e ke provuar disa herë nuk arrin dot të futesh. Udhëzuesi elektronik të thotë të dalësh nga sherbimi dhe ta provosh sërish.

Për cdo herë ti pret kodet përkatëse, një me tel dhe një me email. Secili prej këtyre kodeve niset përmes kompanisë së telefonisë One duke e paguar atë njësoj sikur të ju do dergonit mesazhe.

Kjo është mënyra që ka gjetur qeveria për të mbushur me para One, me taksat tona.

Deri para një viti e-albania hapej me kodin e sigurisë që kishte zgjedhur nga kushdo prej anëtarëve të këtij shërbimi ndërsa tani kjo është zëvëndësuar me një kod më 6 shifra që niset nga One.

Me qindra mijëra euro shkojnë në llogaritë e One për këtë lloj shërbimi. Dhe kur ato nuk mjaftojnë atëherë përdoruesit e e-albania detyrohen të ngulen para kompjuterit si përpara një llotoje për orë të tëra derisa të hapet llogaria në këmbim të disa kodeve që duhet ti marrësh përmes One.

Ti luan ‘lloto’ por në fakt humb kohën për të bërë pak më shumë para për One, gjithnjë me paratë e taksave tona, për një shërbim të panevojshëm, burokratik, por biznes i mirë për dikë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY